Levrekë (Verë e limon)
Përbërësit: Levrek, kripë, piper, selino, patate, brokoli, karrotë, limon, ullinj, hudhër, dafinë, verë e bardhë.
Përgatitja:
1. Filetojmë levrekun tërësisht.
2. E marinojmë me kripë e piper.
3. Ndërkohë në një tenxhere ziejmë perimet me rradhë
4. Në një tigan të nxehtë me vaj ulliri skuqet levreku duke i shtuar dy thelbinj hudhër.
5. Shuhet me verë të bardhë dhe limon.
6. Shtojmë perimet, gjethet e dafines, kripën, piperin, ullinjtë e pastruar nga bërthama.
7. Heqim fileton e levrekut dhe lidhim me vaj ulliri lëngun e mbetur në tigan.
8. Servirim saktë.